Një person është lënduar derisa ishte duke luajtur futboll.
Rasti ka ndodhur në Lipjan, ndërkaq sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke luajtur futboll, në fushë të futbollit, ai është rrëzuar dhe dyshohet se është lënduar edhe nga rrethoja e rrëzuar e cila i ka shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes, kanë dal njësit relevante si dhe inspektori i punës, rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/