Telegrafi

Lëndohet Cikalleshi, nuk luan kundër Italisë dhe Spanjës

Kombëtarja shqiptare ka marr një lajm të hidhur prej stafit mjekësor.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë gjatë stërvitjeve të ditës së sotme.

Kështu së paku njofton Federata e Futbollit të Shqipërisë, e cila konfirmuar se lojtari do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të kombëtares.

“Ai do të mungojë në ndeshjet që Shqipëria i luan ndaj Spanjës dhe Italisë gjatë ditëve të ardhshme”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e FSHF-së.

“Lojtarit thuhet se i duhen tre javë kohë për rikuperim dhe kjo ka bërë që ai të largohet nga grumbullimi me kombëtaren dhe të rikthehet për rehabilitim te klubi në Turqi”, shkruan më tutje në njoftim.

Kujtojmë se lojtari gjatë afatit kalimtar të janarit është transferuar te skuadra e Osmanlisporit, ku deri më tani në katër paraqitje ka shënuar një gol.

Ndryshe, 27-vjeçari është paraqitur në 26 ndeshje për kuqezinjtë ndërsa ka realizuar dy gola. /Telegrafi/