Site icon Telegrafi

Lëndohen Perisic dhe Miranda, mungojnë ndaj Genoas?

MILAN, ITALY - AUGUST 20: Ivan Perisic of FC Internazionale Milano (2nd L) celebrates his goal with his team-mates during the Serie A match between FC Internazionale and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on August 20, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se dyshja, Ivan Perisic dhe Joao Miranda pritet t’i mungojnë Interit në udhëtimin e vikendit në Genoa.

Gjatë mëngjesit të së hënës dyshja e Interit kanë kryer testet e para mjekësore pas fitores të së dielës ndaj Bolognas.

Miranda thuhet se vuan nga një shqetësim i vogël në këmbë, i cili e largoi nga loja pas pjesës së parë, ndërsa ylli kroat vuan nga një lëndim në shpatull.

Lexo po ashtu Interi rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjeve në Serie A (Video)

Sipas Calciomercato.com, dyshja e lojtarëve pritet t’i mungojnë Interit për ndeshjen e radhës në udhëtim në Marassi te Genoa.

Megjithatë, ka një fije të vogël shprese pasi teste tjera të detajuara do të bëhen edhe nesër (e martë).

Miranda u zëvendësua pas 45 minutave (Getty Images)

Lisandro Lopez mendohet se do të jetë zëvendësues i mbrojtësit brazilian në rast mungese, ndërsa Eder do të luaj në vend të Perisicit.

Perisic u lëndua në shpatull (Getty Images)

Lajm i mirë për tifozët Nerazzur është rikthimi i Mauro Icardit, i cili pritet të luaj nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Ndryshe, ndeshja ndaj Genoas do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version