Policia e Kosovës njofton se dy raste të zjarrvënieve kanë ndodhur gjatë 24 orëve.
Sipas raportit policor njëri rast ka ndodhur në fshatin Lipoves në Gjakovë ku është përfshirë stalla e bagëtive, ku si pasojë e zjarrit është djegur një gjedhë dhe gjatë shuarjes së zjarrit janë lënduar tre meshkuj dhe një femër të gjithë.
Ndërsa rasti i dytë sipas policisë ka ndodhur në Rahovec ku ankuesi mashkull K-shqiptar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një pjesë ndihmëse e shtëpisë së tij.
Raporti policor:
• Fshati Lipovec, Gjakovë 10.10.2019 – 14:45. Në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë stalla e bagëtive, ku si pasojë e zjarrit është djegur një gjedhë dhe gjatë shuarjes së zjarrit janë lënduar tre meshkuj dhe një femër të gjithë K-Shqiptarë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
• Fshati Opterushë, Rahovec 10.10.2019 – 16:22. Ankuesi mashkull K-shqiptar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një pjesë ndihmëse e shtëpisë së tij. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar. Sipas ankuesit nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar./Telegrafi/