Site icon Telegrafi

Lëndohen katër persona në një aksident në Gjakovë

Foto: Arkiv

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në Gjakovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rasti qenka raportuar rreth orës 11:40, aksident në mes të dy automjeteve, 4 persona të lënduar lehtë”, ka thënë Graishta. /Telegrafi/

Exit mobile version