Telegrafi

Përleshje Prishtinë, lëndohen dy persona – njëri theret me thikë

Dy persona janë lënduar këtë të shtunë në një përleshje që ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se njëri nga ta dyshohet se është therur me thikë.

“Sot rreth orës  13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/