Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Shirokë të Suharekës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Tutje ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 11:00, në Shirokë të Suharekës. Dy vetura janë aksidentuar dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si dhe ka edhe dëme materiale. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/