Telegrafi

Lëndohen Abrashi dhe Lenjani, Grasshoppers mbetet pa dy lojtarët kryesorë

Skuadra më e madhe zvicerane, Grasshoppers është rikthyer në Superligë dhe ka kaluar problemet që kishte.

Tek gjiganti zviceran dy lojtarët kryesorë këtë edicion janë futbollistët shqiptarë, Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani.

Megjithatë te klubi i madh zviceran duhet t’ia dalin pa dy lojtarët e tyre më të mirë për disa javë.

Të dy yjet e Kombëtares janë lënduar dhe do të mbetën jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë.

Klubi zviceran ka bërë të ditur nëpërmjet faqes zyrtare se dyshja do të rikthehet pas ndeshjeve të kombetereve.

Kësisoj Abrashi dhe Lenjani do të jenë mungesa të mëdha edhe për Shqipërinë në ndeshjet e muajit shtator, pasi që të dy janë futbollistë titullar te kuqezinjtë.

Kësisoj dy futbollistët do të mungojnë edhe për ndeshjet e shtatorit që Shqipëria do t’i zhvillojë ndaj Polonisë dhe Hungarisë. /Telegrafi/