12 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi, i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, siç tha ajo menjëherë në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes
“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/