Telegrafi

Lëndimi i Van Dijk është më i rëndë sesa që është menduar, holandezi pritet ta humb gjithë sezonin

Liverpooli pritet të jetë pa mbrojtësin Virgil van Dijk për një periudhë të gjatë kohore pasi qendërmbrojtësi dëmtoi ligamentin ACL kundër Evertonit të shtunën e kaluar.

Ndërhyrja e pamatur e portierit Jordan Pickford ndaj Van Dijk shkaktoi dëmtime të mëdha në gjurin e djathtë të holandezit.

Sipas mediumit The Mirror, është një dëmtim i shkallës së tretë. Ky është niveli më i keq, që do të thotë se ligamenti i Van Dijk ishte copëtuar në gjysmë.

Pas kësaj thuhet se kërkohet operacioni dhe 29-vjeçari mund të jetë jashtë për një vit.

Lexo po ashtu E konfirmon Liverpooli: Van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit – do t’i nënshtrohet operacionit

Dëmtimi ‘më i keq nga sesa u mendua së pari’

Është një goditje zhgënjyese për Liverpoolin dhe Van Dijkun, i cili e ka vendosur veten si një mbrojtës i klasit botëror që nga bashkimi me Reds.

Fatkeqësisht për Van Dijk, ky nuk është një lëndim i lehtë. Sipas gazetarit David Ornstein nga mediumi Athletic, ky lëndim është edhe më keq sesa u mendua së pari.

Gjatë një episodi të Ask OrnsteinYouTube, gazetari pohoi se dëmtimi i gjurit të Van Dijk mund të ishte edhe më i keq se sa ishte raportuar.

“Mendimi im është që dëmtimi i gjurit të djathtë të Virgil van Dijk është ndoshta më i keq nga sa u frikësua fillimisht dhe shtrihet përtej ACL”, ka thënë Ornstein.

Lexo po ashtu Klopp për Van Dijkun: Ne do të presim për të sikurse një grua e mirë që e pret bashkëshortin kur është në qeli

Ornstein theksoi se ai nuk është ekspert mjekësor dhe se ishte vetëm informacioni që ai kishte marrë. Ai gjithashtu hezitoi të zbulonte shumë më tepër rreth lëndimit.

Por, bazuar në pretendimin e tij, nuk ka gjasa që ta shohim Van Dijk përsëri këtë sezon. /Telegrafi/