Site icon Telegrafi

Lëndimi i tretë në të njëjtin vend, De Jong nuk do të luajë këtë sezon me Barcelonën

Real Madridi ka arritur fitore 3-2 ndaj Barcelonës në El Clasicon e së dielës mbrëma në një sfidë spektakolare.

Barcelona qysh në pjesën e parë mbeti pa njërin nga yjet kryesorë të skuadrës, mesfushorin Frenkie de Jong që pësoi lëndim.

Holandezi u lëndua pas një përplasje me Federico Valverden në fund të pjesës së parë, përplasje që do t’i kushtojë atij shumë.

Lexo po ashtu Gjesti i tifozëve të Real Madridit për Frenkie De Jong bëhet viral në mediat sociale

Mundo Deportivo ka raportuar se De Jong ka lënduar kyçin e këmbës dhe kjo nuk është hera e parë këtë edicion që ai pëson një lëndim të tillë.

Sipas mediumit spanjoll, mesfushori holandez në El Clasico ka lënduar për herë të tretë kyçin e këmbës së djathtë.

26-vjeçari pritet që ta humbas këtë edicion me fanellën e Barcelonës, pasi edhe klubi katalunas ka mbetur jashtë objektivave.

De Jong do t’i humbas ndeshjet në La Liga ndaj Valencias, Gironas, Real Sociedad, Almerias, Rayo Vallecanos dhe Sevillas. /Telegrafi/

Exit mobile version