Telegrafi

Lëndimi i Thibaut Courtois – Real Madridi përgatit kontratën e re për Lunin

Fabrizio Romano shkruan se Real Madrid tashmë ka një propozim të ri për kontratë për Andriy Lunin, pasi Los Blancos duan të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Lëndimi i Thibaut Courtois, ka bërë që Lunin të bëhej startues para Kepa Arrizabalaga, duke u bërë opsioni i preferuar në portë për Carlo Ancelottin.

Ukrainasi ka qenë një nga lojtarët kryesorë për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar 23 paraqitje në të gjitha garat në të cilat ai ka mbajtur 10 porta të paprekura, ndërsa ka shënuar vetëm 19 gola.

Kontrata aktuale e Lunin me Real Madridin skadon në vitin 2025 dhe klubi është i etur për të zgjatur qëndrimin e tij, më shumë pas dëmtimit të fundit të Courtois.

Lexo po ashtu Courtois pësoi tjetër lëndim, Real Madridi ka tre opsione për ta zëvendësuar belgun

Romano shton se vendimi përfundimtar nëse ai do të nënshkruajë kontratën apo jo do të varet nga vetë Lunin.

Ai shtoi se “klubi dhe trajneri i besojnë atij derisa presin që Courtois të kthehet”.

Me kontratën e re ai pritet të bëhet më i pasur, pasi që me kontratën e re ka rritje. /Telegrafi/