Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 20 vjeçarin nga Gjakova i cili pësoi lëndime të rënda për shkak të shpërthimit të një mjeti shpërthyes.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se viktima derisa ishte në shtëpi dyshohet se nga pakujdesia ka bërë shkrepjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Fsh. Dobrigje, Gjakovë / 06.02.2025 – 01:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte në shtëpi dyshohet se nga pakujdesia ka bërë shkrepjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/