Telegrafi

Lëndimi i Pedrit, mesfushori mund të mungojë deri në katër javë

(Foto: Getty)

Pedri u detyrua të zëvendësohej në gjysmën e parë të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit për shkak të lëndimit.

Blaugranët e humbën njërin prej mesfushorëve kyçë që në fraksionin e parë të sfidës së Ligës së Evropës që u zhvillua në Camp Nou.

Sergi Roberto u inkuadrua për ta zëvendësuar 20-vjeçarin në takimin që përfundoi me rezultat të barabartë (2-2).

Katalunasit kanë lëshuar një komunikatë në lidhje me lëndimin duke thënë se ka pësuar një lëndim muskulor.

Lexo po ashtu Katër gola dhe nuk ka fitues, Barca dhe Unitedi luajnë baras

“Pedri i FC Barcelonës e ka lënduar muskulin rectus femoris në kofshën e tij të djathtë. Do të bëhen ekzaminime tjera mjekësore për ta përcaktuar lëndimin e plotë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Mundo Deportivo ka raportuar se Pedri pritet të mungojë ndërmjet tri dhe katër javë që është një goditje për trajnerin Xavi Herandez, i cili e mbështet shumë lojën te cilësitë e talentit të tij. /Telegrafi/