Telegrafi

Lëndimi i Dembeles i kursen Barcelonës deri në 10 milionë euro

Lëndimi i Ousmane Dembeles është një lajm shumë i keq për Barcelonën pasi lojtari do të mungojë për katër muaj.

Por Barcelona me këtë lëndim përfiton 10 milionë euro që nuk do t’ia paguajë Borussia Dortmundit.

E gjithë kjo pasi në bonuset e deklaruara pas transferimit nëse lojtari arrin që brenda një sezoni të zvilojë 50 ndeshje, Barcelona duhet ta paguajë këtë shumë

Lajmin e jep Bild e cila e zbulon dhe një pjesë tjetër të bonuseve në marrëveshjen Barcelonë-Borussia Dortmund.

10 milionë do t’i përfitojë Borussia Dortmund, nëse Barcelona me lojtarin arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve në pesë vite radhazi.

Bonos i arritshëm lehtë, pasi Barcelona nuk ka edhe aq konkurrencë në La Liga dhe i duhet që ta mbyll kampionatin në vendin e pestë që të mbetet jashtë garës së madhe.

Lojtari e la fushën kundër Getafes në minutën e 25-të , ndërsa do të udhëtojë për në Finlandë për ta kryer operimin.

Dembeli erdhi te Barcelona për 105 milionë euro dhe me bonuse çmimi do të shkonte deri në 150 milionë euro. /Telegrafi/