Telegrafi

Lëndimi i Bentancur bllokon transferimin e Hojbjerg te Juventusi

Ish-mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur, ka pësuar një tjetër lëndim serioz që do të thotë se Tottenhami me shumë mundësi nuk do të pranojë largimin e Pierre Hojbjerg në drejtim të Juventusit në janar.

“Zonja e Vjetër” ka vendosur të hap kuletën dhe të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, por duket se njëri nga objektivat e tyre mund të mos realizohet.

Bentancur, i cili sapo u rikthye nga lëndimi do të jetë jashtë fushave për katër muaj pasi këputi ligamentin .

Kjo ka bërë që Spurs të mos lejojnë largimin e mesfushorit danez në janar për shkak të mungesës së alternativave, duke marrë parasysh se edhe James Maddison është I lënduar.

Hojbjerg ishte transferuar në gusht të vitit 2020 tek Tottenhami për shumën e 16 milionë eurove, pas një aventure me Southamptonin.

Danezi karrierë ka bërë edhe në Gjermani aty ku kishte luajtur për Bayern Munich dhe Augsburg./Telegrafi/