Ousmane Dembele duket se e ka shansin e fundit që të dëshmojë vetën te Barcelona deri në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi francez ishte shumë afër që të largohej nga Camp Nou në verën e këtij viti, pasi kërkohej me ngulm nga Manchester United.
Djajtë e Kuq arritën marrëveshje me skuadrën katalunase për Dembelen, mirëpo ishte ky i fundit që nuk u pajtuar për një kalim të tillë.
Për më keq, Blaugranasit mbetën pa Ansu Fatin që pësoi lëndim në miniskus dhe iu nënshtrua një operacioni, e që do të mbetet jashtë për pesë muaj.
Nga kjo kohëzgjatje, talenti 18-vjeçar, do t’i humbë në total 30 ndeshje te Barcelona, derisa Dembele do të zëvendësojë atë.
Në rast se francezi arrin me sukses të mbulojë mungesën e Fatit, atëherë do t’i siguronte vetës një qëndrim edhe më të tutjeshëm në Camp Nou.
Mirëpo, nëse ndodhë e kundërta, atëherë fituesi i Kupës së Botës do të shitej nga Barcelona qysh në afatin e verës së ardhshme. /Telegrafi/