Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar në Hotel Emerald para ndeshjes së rëndësishme ndaj Turqisë.
Trajneri i kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar listën prej 23 futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë.
Në listë mungonin disa emra si Fanol Perdedaj, Bersant Celina, Besar Halimi, Alban Meha, Leart Paqarada e Elbasan Rashani.
Përderisa disa mungojnë nga puna e transferimeve dhe mos forma e mirë, dy të fundit mungojnë shkaku i lëndimeve.
Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada është i lënduar në shpinë dhe kjo është arsyeja që nuk është grumbulluar.
Ndërkohë edhe sulmuesi anësorë i Rosenborgut, Elbasan Rashani do të mungoj në këtë sfidë.
Rashani javë më parë ka pësuar një lëndim në kampionatin norvegjez gjë që i ka pamundësuar grumbullimin për ndeshjen ndaj Turqisë. /Telegrafi/