Telegrafi

Lëndimet e shumta në mbrojtje, Liverpooli kthehet në garë për Koulibalyn

Mediat angleze raportojnë se Liverpooli do të provojë përsëri që të marr Kalidou Koulibaly që në janar.

Napoli në anën tjetër ua ka bërë të ditur çdo klubi që e dëshiron senegalezin që nuk do të shesë nën 70 milionë euro.

Mirror shkruan se dëmtimet e Virgil van Dijk dhe Joe Gomes e kanë lënë Liverpoolin me pak zgjidhje në mbrojtje de klubi duhet të bëjë një shpenzim të madh në afatin kalimtar të janarit.

Zgjedhja e tyre e parë do të ishte qendërmbrojtësi i Senegalit, Koulibaly, i cili kishte qenë tashmë një shënjestër si për Liverpoolin ashtu edhe për Manchester City gjatë verës.

29-vjeçari po ashtu ishte gati për një eksperiencë në Angli dhe ky dimër mund t;ia plotësojë dëshirën. /Telegrafi/