Telegrafi

Lëndime në radhët e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Berisha mungon ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll përballet me lëndime para ndeshjes kundër Lituanisë, në kuadër të Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

“Kapiteni Dardan Berisha e ka lënduar muskulin e prapmë të këmbës, ndërsa alo-qendra Lis Shoshi e ka lënduar hundën”.

“Që të dy, Berisha dhe Shoshi lëndimet i kanë përjetuar në ndeshjen kundër Polonisë dhe tani janë duke i kryer te gjitha kontrollet e duhura në detaje”.

Lexo po ashtu Kosova humb edhe nga Polonia, mbetet pa fitore në kualifikimet e botërorit

“Për natyrën e lëndimeve të Berishës dhe Shoshit dhe informata më të hollësishme, opinioni do të njoftohet me kohë zyrtarisht nga Federata e Basketbollit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të FBK-së në Facebook.

Ndërsa në një njoftim të Erolld Belegut thuhet se kapiteni Berisha nuk do të luajë në ndeshjen kundër Lituanisë.

“Heroi ynë Dardan Berisha është lënduar në ndeshjen me Poloninë dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e dytë me Lituaninë!”.

“Dardanit i dëshiroj shërim të shpejtë me shpresë që do të jetë i gatshëm për ndeshjet në fazën finale të Ligës së Kampionëve me klubin e tij. Bashkë për të mirë e për të keq”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/