Manchester Unitedi është duke u përballur me Watfordin në kuadër të 1/16 së finales në FA Cup.
Djajtë e Kuq janë duke fituar aktualisht 1-0, mirëpo në minutën e 44-të kishin një moment të tmerrshëm në skuadër.
Eric Bailly kishte një përplasje me portierin Dean Henderson, që të dy të Manchester United, e që mbrojtësi mbeti i shtrirë në tokë.
U dashtë të ndërhynte ndihma e parë që ta këndellte lojtarin, pas asaj ndërhyrje të rrezikshme nga portieri i Djajve të Kuq.
Por, Bailly nuk arriti të vazhdonte më takimin dhe u largua nga fusha në minutën e 45+6, derisa në vend të tij u fut Harry Maguire.
Mbetet të shihet pas takimit se sa i rëndë është lëndimi që ka pësuar mbrojtësi i Unitedit. /Telegrafi/
https://streamable.com/va5jak