Telegrafi

Lemza nuk i ka ndaluar në dhjetë vitet e fundit, nganjëherë i zgjatë edhe nga 24 orë në ditë

Cecil Montgomery nga West Midlands i Britanisë së Madhe, në dhjetë vitet e fundit ka probleme të mëdha me lemzën, që nuk po i ndalon në asnjë mënyrë dhe po kërkon ndihmë për gjendjen e tij.

Në gjashtë ditët e fundit, 62-vjeçari ka pasur lemzë nga dhjetë orë në ditë, derisa e kapë edhe kur është në gjumë, transmeton Telegrafi.

“Shumë njerëz mendojnë se jam i dehur dhe mbesin duke mos më besuar se si po mund të vozisë kamion, kjo më bën të ndihem edhe më keq” ka thënë shoferi me këtë gjendje të rrallë.

Montgomery të cilit lemza nuk po i ndalon

Kur filloi të kishte lemzë nuk i ndalonte nga dy deri tri orë, por më vonë gjendja iu përkeqësua më shumë, duke bërë që nganjëherë t’i zgjatë edhe nga 24 orë në ditë, duke e lënë të trullosur dhe me fyt të tharë.

Mjekët nuk kanë gjetur asnjë shkaktar të lemzës së tij, ndërsa Montgomery ka takuar shumë specialistë, në përpjekje që të shërohet.

Duke parë se kështu nuk mund të jetojë përgjithmonë, kërkon nga kushdo ndihmë, qoftë edhe nga ata që nuk janë profesionistë, por kanë pasur përvojë të ngjashme. /Telegrafi/