Arsenali, Watford dhe Valencia vazhdojnë të jenë të lidhura me mesfushorin e Juventusit, Mario Lemina, por çmimi i kërkuar është të paktën 20 milionë euro.
23-vjeçari francez ka kontribuar me një gol dhe një të asistim në 29 ndeshje konkurruese për Juven këtë sezon.
Ai u bashkua me gjigantin italian nga Olympique Marseille për 10.5 milionë euro, por vlera e tij praktikisht u dyfishua nga ajo kohë.
Sipas Daily Star, Arsenali mbetet në gjurmët e Leminas dhe pritet një ofertë gjatë verës për shërbimet e tij.
Watford janë gjithashtu një opsion për reprezentuesin e Gabonit, ndërsa interesim ka shprehur edhe skuadra nga La Liga, Valencia. /Telegrafi/