Mario Lemina pritet të largohet nga kampioni aktual i Italisë, Juventus.
Mesfushori afrikan nuk kishte hapësirat e duhura tek Juventusi, edhe pse kur ishte në fushë nuk ka dëshpëruar thuajse asnjëherë.
Por ish-anëtari i Olypique Marseille ka vendosur largimin nga Serie A për të gjetur një skuadër ku do të jetë i rëndësishëm.
Bayer Leverkusen pritet të jetë skuadra e ardhshme e francezit që ka bërë gati një ofertë për Juventusin.
Në Gjermani është shkruar se Leverkusen ka bërë gati 15 milionë euro për transferimin e Leminas.
23-vjeçarit pritet t’i ofrohet një kontratë për katër vite nga ‘Farmacuetikët’.
Në garë për lojtarin ndodhet edhe gjiganti turk Galatasaray. /Telegrafi/