Site icon Telegrafi

Lemar zgjedh Manchester Unitedin para Arsenalit

Anësori i Monacos, Thomas Lemar, ka zgjedhur kalimin te Manchester United.

Francezi që pëlqehet nga shumë skuadra e sidomos në Angli, më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.

Edhe pse Arsenali e kërkon tash e një kohë ai ka vendosur që të kalojë të Manchester United.

Marrëveshja pritet të arrihet brenda këtyre ditëve.

Afati kalimtar në Angli mbyllet me shtator dhe Lemar do të jetë në Angli para kësaj date.

Ai do të bashkohet me Anthony Martialin që para një viti kaloi te ky klub. /Telegrafi/

Exit mobile version