Telegrafi

Lemar pranon ofertën e Arsenalit, pritet aprovimi i Monacos

Monaco's French midfielder Thomas Lemar celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Lorient (FCL) on September 20, 2015 at the Louis II Stadium in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Arsenali ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale prej 90 mijë eurove në javë me Thomas Lemarin, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Monacon për anësorin e talentuar francez.

Topçinjtë para disa ditëve kanë kompletuar transferimin e Alexandre Lacazette nga Lyoni, por duan të rrisin cilësinë në skuadër edhe me transferimin e yllit të Monacos, Lemar.

Lexo po ashtu Arsenali rrit ofertën për talentin e Monacos

Arsenali thuhet se ka bërë një ofertë të dytë në vlerë prej 45 milionë eurosh për Lemarit, por se është refuzuar nga Monaco, të cilët nuk janë nën presion për të arkëtuar para nga 21-vjeçari.

Ndërsa, sipas The Sun, Arsenali njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me Lemarin, ndërsa tani i ka mbetur vetëm edhe ekipi nga Principata të pajtohet me largimin e tij.

Rol të rëndësishëm në këtë transferim pritet të luaj edhe vet futbollisti francez, i cili në rast kërkimi të largimit atëherë drejt Arsenalit atëherë edhe Monaco mund të pranoj ofertën. /Telegrafi/