Telegrafi

Lemar: Messi është jashtëtokësor

Sulmuesi anësori i Atletico Madridit, Thomas Lemar, pranon se nuk kanë pasur përgjigje për Lionel Messin të shtunën në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Messi ishte fantastik në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit në kuadër të La Ligas.

Ylli francez pranoi se Messi është një lojtar i nivelit tjetër për dallim nga të tjerët.

Lexo po ashtu Messi thyen edhe një rekord, bëhet lojtari me më së shumti fitore në histori të La Ligas

“Unë kam mendimin e njëjtë si e gjithë bota: ai është një alien (jashtëtokësor), një lojtar i veçantë”, ka thënë fillimisht Lemar.

Lemar dhe Messi gjatë një ndeshje mes vete (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Messi mund të fitojë ndeshjen e ekipit të tij i vetëm në çdo kohë”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë”, përfundoi anësori francez. /Telegrafi/