Telegrafi

Lemar i lumtur që nuk është larguar nga Monaco

Futbollisti i Monacos, Thomas Lemar, ka shprehur kënaqësinë që ka mbetur pjesë e klubit të principatës francize.

Lemar u kërkua me ngulm nga Liverpooli në një seri ofertash që u refuzuan nga Monaco.

Por, tash ai ka shprehur kënaqësinë që do të mbetet në Ligue 1.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

“Unë jam lojtar i Monacos, jam shumë i lumtur këtu”.

“Tash unë do të bëj një sezontë mirë me klubin tim dhe do të tentoj të bëj progres e të shkoj para në karrierën time me Monacon”.

“Unë jam përgatitur për ndeshje si zakonisht, nuk e humbi veten nëse ka spekulime. Isha i fokusuar në lojën time”, potencoi Lemar.

/Telegrafi/