Leonardo Gashi dhe Lela Seferi kanë diskutuar për raportin e tyre pas spektaklit të së hënës.
Leo ia përsëriti Lelës se ajo nuk po reflekton, duke i thënë se në një lidhje përveç veprave kanë rëndësi edhe fjalët.
“Prano që unë nuk muj me pranu që ke thanë sante, me qatë fjali qaty e ke prish krejt Leo”, i tha Lela.
Ajo tutje shtoi: “Normal që u kry, me një njeri që e do nuk kërkon pauzë, e ki krejt kohën e botës me reflektu”.
Këngëtari i ka kërkuar që të vazhdojnë jashtë, e për këtë nuk u pajtua konkurrentja.
Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë tutje ky raport i tyre që kanë nisur në këtë reality shou.
Veç tyre, në shtëpi tashmë nuk ka ngelur asnjë çift pas prishjes së Gjestit me Xhenetën. /Telegrafi/