Në orët e vona të ditës së hënë, lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri.
Sipas mediave shqiptare, mësohet se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkalles rihter është ndjerë në orën 22:21.
Ndërkohë, siç thuhet më tej, epiqendra ka qenë Deti Adriatik.
Këto ditë ka pasur disa lëkundje tërmeti në vend, siç ishte në Korçë ditën e shtunë.
Kujtojmë se Shqipëria është goditur rëndë në 26 nëntor nga një tërmet i fuqishëm, ku fatkeqësisht humbën jetën 51 persona. /BW/