Derisa ai më shumë bashkëluftëtarë të tij ishin në frontin e luftës, duke rrezikuar jetën për lirinë e vendit, gjakovari Lekë Dorbruna shprehet i zhgënjyer me keqpërdorimet që po ndodhin me listat e veteranëve.
Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nuk e ka besuar asnjëherë se do të ketë keqpërdorime në një masë kaq të lartë.
“Duke e parë gjendjen e veteranëve, si dhe duke i dëgjuar bisedat rreth këtyre gjërave, më ka ardhur natyrshëm ta shkruaj statusin në Facebook”, ka shtuar Dobruna.
Ai ka theksuar se listat e fryra të veteranëve të UÇK-së, në të cilat sipas tij, ka emra që nuk duhet të jenë aty, po dëmtojnë populli padrejtësisht.
“Janë më shumë se 19 mijë veteranë që paguhen padrejtësisht, që po e marrin pensionin e veteranit”, ka shtuar Dobruna.
Ai ka thënë se në qytetin e Gjakovës ka keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se ka njerëz që kanë fut në lista familjarët e tyre.
“Fatkeqësisht edhe komandant lokal nuk e kanë bërë punën mirë. Nëse kanë pasur presioni politike është dashur të japin dorëheqje”, ka theksuar Dobruna.
Ai, pavarësisht keqpërdorimeve me lista, i ka thënë të rinjve se drejtësia do të vonojë, por do të vijë një ditë, sepse e drejta do të dal në shesh. /Telegrafi/