Site icon Telegrafi

Lekaj i quan lojëra politike bisedimet LDK-VV

Bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së synojnë zvarritjen e institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale, thotë Pal Lekaj.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Pal Lekaj, ka treguar se deri të formimi i qeverisë së re janë ditët e numëruara.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka shprehur bindje se në javën e ardhshme do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, marrëveshja me AKR’në për këtë çështje është shumë afër.

Lekaj ka folur edhe për bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ai ka vlerësuar se këto bisedime ndërmjet këtyre dy partive janë lojëra politike që kanë për qëllim zvarritjen e institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale.

Exit mobile version