Site icon Telegrafi

Lekaj: Qeveria s’do të arrijë ta procedojë demarkacionin, pasi do të bije me mocion

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se Qeveria nuk do të arrijë të procedojë të mërkurën demarkacionin në Kuvend, pasi do të bije me votimin e mocionit.

Ai u shpreh i bindur kjo Qeveri po numëron dy ditët e fundit pasi të mërkurën do të ecë në shtëpi.

Edhe njëherë Lekaj bëri me dije se kanë vija të kuqe sa i përket koalicioneve parazgjedhore, derisa pas zgjedhjeve qytetari do ta jap fjalën e tij./KosovaPress/

Exit mobile version