Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo i penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin.
Lekaj ka thënë se Sindikata nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë.
“Sindikata e Trepçës nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë për Trepçën”.
“Minatorët me organizimin e vet sindikal, janë duke e drejtuar gishtin nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar. Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo e penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin”.
“Ky është frikësim!”
“Diktatura brina ska!”, ka shkruar Lekaj.
Për shkarkimin e udhëheqësit të sindikatës së minatorëve, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Ai tha se ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë.
“Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi”, tha ai./Telegrafi/