Site icon Telegrafi

Lekaj për çështjen e teksteve shkollore: 10 vite më parë Nagavcin e shkarkova për shkak të performancës së dobët

Deputeti i AAK-së dhe ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se e kishte shkarkuar Arbërie Nagavcin nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe për shkak të performancës të dobët.

”Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar. Çka keni pritur më shumë nga  ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar  nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Lexo po ashtu Jasharaj: Ju kam thënë se Kurti e Nagavci janë pikëlluar pse nuk ka grevë në arsim

Duke folur në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.

Ministria ofron tekstet çdo vit për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën një vit ofrohen tekstet e reja, ndërsa vitin tjetër shfrytëzohen të njëjtat tekste, tha Nagavci.

Këto deklarata të nagavcit u kundërshtuan nga opozita dhe shoqëria civile./Telegrafi/

Exit mobile version