Ministri i Transportit, Pal Lekaj, në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ka thënë e s’ka kushtëzime nga Lista Serbe as për Ushtrinë as për Asociacion e Komunave Serbe.
“E them me përgjegjësi të plotë që asnjë kushtëzim nuk e kemi nga Lista serbe as për Ushtrinë, as për Asociacion, as për gjëra të tjera që ne do të kemi konsensus nacional. I garantoj qytetarët e Kosovës se nuk do të hynim në një koalicion që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës”, tha Lekaj.
Lekaj ka folur edhe për realizimin e projektit të autostradës Prishtinë-Gjilan dhe për zvarritjen e punimeve në rrugën Prishtinë-Pejë.
Këto komente ministri Lekaj i ka bërë në emisionin “Debat D +”, në RTV Dukagjini, ku po debatohet në temën “Cili është programi i Qeverisë Haradinaj?”. /Telegrafi/