Site icon Telegrafi

Lekaj: Nëse ratifikohet demarkacioni do të ketë konflikt mes Kosovës e Malit të Zi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se çdo procedim i Projektligjit për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi është në kundërshtim me të gjitha ligjet e Kosovës.

Lekaj ka theksuar se deputetët duhet t’i thonë “JO” kësaj marrëveshje.

“Më mirë është të mos ratifikohet kjo marrëveshje, se sa të ratifikohet dhe të krijon mundësin e një konflikti në mes Kosovës e Malit të Zi. E vetmja zgjidhje për të filluar një epokë të re është që deputetët duhet ti thonë jo kësaj marrëveshje”, tha Lekaj./Telegrafi/

Exit mobile version