Telegrafi

Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vazhduar me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat për mbështetje të projekteve lokale të tyre. Kësaj radhe marrëveshje bashkëpunimi ministri Lekaj nënshkroi me krerët e komunave të Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës.

Komuna e Skenderajt, përfiton mjetet financiare në vlerë 1.56 milionë euro për këtë vit, për realizimin e tetë projekteve të infrastrukturës lokale, komuna e Drenasit, përfiton mbështetje në financim të tri projekteve, në vlerë prej 450 mijë euro, kurse Komuna e Malishevës për vitin 2019 përfiton përkrahje financiare nga MIT-ja për dy projekte në vlerë prej 200 mijë euro.

Lexo po ashtu Lekaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Ministri Lekaj kërkoi nga ta angazhim serioz në realizimin e projekteve sepse vetëm kështu mund të përmbushet obligimi i tyre para qytetarëve që ata i drejtojnë.

Lexo po ashtu MI ndanë 1.5 milion euro për komunat Junik, Klinë dhe Istog

Krerët komunal të Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës dhanë zotimet e tyre se këto projekte do të realizohen sipas kritereve më të larta dhe konform afateve të parapara me plane dinamike. /Telegrafi/