Site icon Telegrafi

Lekaj-Kurtit: Zgjedhjet në Shqipëri i humb, ka ardhur koha të vaksinohet populli

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti 2 për mungesën e planit qeverisës për tejkalim të krizës ekonomike në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth gjendjes me pandeminë, tha se fatmirësisht zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar dhe se tani presin që kryeministri Albin Kurti, të interesohet për gjendjen e rënduar nga COVID-19 në Kosovë.

“Zgjedhjet në Shqipëri i humbe, analizat i ke bërë, humbjet financiare i shkaktove. Ka ardhur koha të vaksinohet populli pasi që njerëzit dhe ekonomia e këtij vendi po vdes. Kryeministër, ke filluar mbrapshtë duke dëmtuar shtresën më të ndjeshme të Kosovës, ndalesa e shtesave për pensionistët ishte vendimi më i dëmshëm që ka mundur t’i bëni pensionistëve të Kosovës”, tha Lekaj.

Lekaj tha se kërkojnë që të revokohet vendimi për uljen e shtesave të pensionistëve.

 

Exit mobile version