Telegrafi

Lekaj: Ka ardhur koha që Kosova të ngris zërin kundër qasjeve të padrejta që po i bëhen

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është koha që Kosova të ngris zërin kundër qasjeve të padrejta që po i bëhen.

Lekaj thotë se kryeministri Ramush Haradinaj, po kërkon trajtim të dinjitetshëm dhe të merituar nga institucionet e BE-së për Kosovën.

“Këtë veprim po e bën edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zëri që më në fund po kërkon trajtim të dinjitetshëm dhe të merituar nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe jo përulje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Më tej Haradinaj ka shtuar se “të kërkosh drejtësi në proces nuk do të thotë se je kundërshtar i integrimit evropian, por nënkupton respekt ndaj Kosovës”.

“Këtë parim duhet të fillojnë të respektojnë edhe partitë opozitare, të cilat paskan marrë guximin të kritikojnë kryeministrin Ramush Haradinaj, subjekte këto të cilat kanë hezituar të marrin vendime të rëndësishme për vendin tonë, ose për më keq, ka nga ata që vazhdojnë të mohojnë shtetësinë e simbolet e Republikës së Kosovës’, ka shkruar ai.

Lekaj ka lavdëruar Qeverinë Haradinaj, duke thënë se po punon në frymë evropiane, por para të gjithave për Kosovën./Telegrafi