Të enjten (23 qershor) u bë e ditur se ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.
Ajo ishte e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti i kaluar, ndërkohë që së fundmi po trajtohej në Londër, ku edhe vdiq.
Një reagim për vdekjen e producentes së famshme e ka bërë edhe djali i saj, Lekë Berisha.
I njëjti ka shpërndarë një sërë fotografish në rrjete sociale, gjersa edhe i ka bërë një dedikim prekës.
“Deri në përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, kanë qenë fjalët e të birit.
Lajmin për vdekjen e Vjosës e kumtoi bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, i cili tha se vdiq në spitalin University College Hospital në Londër.
Lekë përndryshe është fëmija i vetëm i të ndjerës dhe partnerit të saj, Fatosit. /Telegrafi/