Telegrafi

“Lek i madh”, Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli vijnë me këngë kushtuar fëmijëve të zyrtarëve shtetërorë

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Lek i madh” titullohet kjo këngë, e cila flet për fëmijët e shtresës së pasur dhe ata të raporteve të afërta me zyrtarët shtetërorë.

Kënga është realizuar në studion e BlackFish Entertainment, gjersa tekstin e ka shkruar vet Genci.

Klipi i këngës është realizuar gjithashtu nga kompania BlackFish, teksa pjesëmarrës në të janë aktorët: Zeqir Zullufi dhe Amir Fazliu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fenomeni i jetës luksoze që bëjnë fëmijët e biznesmenëve të pasur, pa punuar as edhe një ditë në jetën e tyre dhe duke e promovuar luksin në rrjetet sociale është mjaft i shprehur në Kosovë, ndaj një tematikë e tillë duket të ketë zgjuar interesim te artistët që ta trajtojnë atë edhe në këngë. /Telegrafi/