Site icon Telegrafi

Lejuan qenin që vazhdimisht ta kafshojë të arrestuarin, FBI heton zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast

FBI-ja ka filluar hetimet ndaj disa zyrtarëve policorë në Missouri, pas publikimit të një video ku shihet se si një burrë me ngjyrë i arrestuar vazhdimisht kafshohet nga qeni i policisë.

Pamjet rrëqethëse tregojnë të dyshuarin duke mbajtur duart mbi veturën e policisë, ku qeni i tyre vazhdimisht e kafshonte, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda më pas, dy zyrtarë policorë e rrëzojnë për tokë burrin e qeni assesi nuk i hiqte dhëmbët nga këmba e tij.

“Mos e lejoni që qeni ta kafshojë”, dëgjohet duke bërtitur një grua.

Emri i të dyshuarit nuk është zbuluar, ndërsa drejtori i policisë në Missouri Randy Halsted, ka deklaruar se departamenti i tij po bashkëpunon me federalët.

Sipas policisë, ata i ishin përgjigjur telefonate për shkelje pa leje në një pronë private. Madje pretendojnë se i dyshuari i ka rezistuar arrestimit. /Telegrafi/

Exit mobile version