Dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin se në këmbim të parave kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre cilët janë nën moshën 16 vjeçare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:58, në Obiliq.
Tutje në raport, bëhet e ditur se bashkëjetesa e tyre ka filluar para gjashtë muajve.
“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/