Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për mungesën e minutave të sulmuesit brazilian, Vitor Roque, i cili është transferuar në këtë afat kalimtar.
Xavi u pyet për mungesën e minutave të Vitor Roque gjatë konferencës së tij për shtyp për ndeshjen kundër Villarrealit të shtunën.
Disa gazetarë pyesnin veten nëse Roque ishte sjellë nga Deco apo ku është problemi që sulmuesi brazilian nuk po merr minuta mjaftueshëm.
“Më lejoni të sqaroj: Vitor është një nënshkrim i Barcelonës, jo vetëm nënshkrimi i Decos. Ne të gjithë i besojmë atij”, u përgjigj fillimisht Xavi.
“Ditën tjetër ai nuk luajti për shkak të një vendimi taktik, por ai tashmë luajti kundër Betis dhe ai do të vazhdojë të jetë një lojtar që do të jetë i rëndësishëm për ne”, përfundoi Xavi.
Roque nuk luajti asnjë minutë për Barçën gjatë sfidës për Superkupën e Spanjës. Ai u paraqit për disa minuta kundër Betisit dhe u la sërish në stol në ndeshjen e Kupës në Bilbao.
Sulmuesi brazilian nuk ka filluar ende asnjë lojë që kur ai mbërriti te Barcelona dhe nuk ka arritur të japë një kontribut goli deri më tani. /Telegrafi/