Site icon Telegrafi

A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3

Foto: Screenshot/YouTube

Sonte (e hënë) një natë ndryshe po zhvillohet në shtëpinë më të madhe në vend.

Moderatorët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku janë futur brenda, gjersa po mbahet ‘Big Brother Today’.

E pyetja e tyre ishte se a lejohet që një grua të shkojë në klube të natës, kjo që krijoi situatë të tensionuar në shtëpi.

Foto: Screenshot/YouTube

Ishte Driloni ai që ka përmendur shpesh moralin e një gruaje që shkon në një diskotekë, e që tha që këtë e bëri për t’i provokuar banorët.

“E kam bërë për të provokuar. Me Xhenetën, i kam thënë që edhe ne vetë shkojmë nëpër diskoteka. Ka pasur pjesë që e kam provokuar”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Tutje theksoi: “Nuk do e kisha problem që gruaja ime në të ardhmen që të shkonte në diskotekë pa mua”.

Veç kësaj, në BBVK 2 po diskutohen edhe shumë gjëra të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version