Një dron mbërriti sot për Lejlën në shtëpinë e BBVK-së.
Droni me një mesazh mbështetës i kishte ardhur nga familja e saj.
“Forca Lela, je më e mira. Të don familja”, i kishin shkruar familjarët në pëlhurën e gavruar me fotografinë e saj.
Me të parë dronin që i dedikohej asaj, Lela nuk po mbante dot emocionet për brenda, pasi u kaplua nga lotët.
Me aq sa mundej, ajo u mundua t’i kthente përgjigje familjes, duke i dhuruar puthje nga distanca. /Telegrafi/