Telegrafi

Lejen e vozitjes që e humbi para një viti, ia kthyen më një letër falënderuese (Foto)

Christina Egan nga New Yorku, e kishte humbur para një viti lejen e vozitjes dhe si zakonisht ka aplikuar për një të re.

Por, pasi ka harruar se çfarë i ka ndodhur me atë dokument, posta ia ka sjellë 23-vjeçares një zarf pa emër, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka hapur, brenda ka gjetur një letër falënderuese, së bashku me patentë shoferin e humbur.

“Këtë e kam gjetur në dyshemenë e një lokali, para një viti dhe shpresoj që mos të pengojë, por e kam shfrytëzuar për një kohë. Por, tani që jam 21 vjeç po ta kthej prapa”, shkruan në letrën, ku falënderohet në fund.

Nuk dihet kush qëndron prapa kësaj, që besohet se e ka shfrytëzuar dokumentin për vozitje, por edhe për të hyrë në lokale të ndryshme ku shërbehet alkool dhe nuk u lejohet hyrja personave nën 21-vjeçar.

“Sikur të më sillte edhe disa para me të, nuk do të ishte keq. Po mahitem, vetëm do të doja ta njihja këtë femër, që besoj se ka kaluar kohë të mirë duke qenë unë”, ka shkruar Egan në rrejte sociale, ku po përpiqet ta njohë atë që ia shfrytëzoi dokumentin. /Telegrafi/