Site icon Telegrafi

Leja ekologjike për “Urën e Boshkut” kontestuese

Legaliteti i lejes ekologjike për projektin “Ura e Boshkut” të lëshuar në vitin 2012 nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, është vënë në pyetje. Gjykata administrative e ka anuluar vendimin e Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative me të cilën refuzohet  ankesa kundër lejes së lëshuar ekologjike për këtë projekt, informojnë nga Fronti24/24, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti „Ura e Boshkut“ i cili është lëndë e procedurës nënkupton ndërtim të hidrocentralit me 68 MW në Parkun kombëtar Mavrovë. Në vitin 2012, Ministria për mjedis jetësor solli vendim me të cilin miratohet leja ekologjike për realizimin e projektit. Vendimi u ankimua para Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe Procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë me arsyetimin se studimi ekologjik në bazë të së cilit është miratuar, është i pa kompletuar dhe në bazë të kësaj, vendimi i Ministrisë është në kundërshtim me Ligjin për mjedis jetësor.

Në vitin 2013, Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe Procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë solli vendim me të cilën e refuzoi ankesën si të pabazë dhe e vërtetoi vendimin e Ministrisë për mjedis dhe planifikim hapësinor. Ky vendim i Komisionit shtetëror nga viti 2013 është lëndë e padisë para Gjykatës administrative./Telegrafi/

Exit mobile version