Site icon Telegrafi

Leipzig anulon transferimin e Okafor – zvicerani dështoi në teste mjekësore

Sky Sports ka raportuar se RB Leipzig ka anuluar transferimin e Noah Okafor si huazim nga Milani, pasi sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë. 

Reprezentuesi zviceran pritej që të bëhej pjesë e klubit gjerman në formë huazimi me opsionin e blerjes për 25 milionë euro. 

Ai u largua nga Milani për të udhëtuar në Gjermani atje ku gjatë ditës së hënë iu nënshtrua disa testeve mjekësore. 

Sidoqoftë, lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania dhe Italia bëjnë me dije se marrëveshja ka dështuar. 

Gazetari Philipp Hinze ka raportuar se testet që janë bërë tek Okafor kanë zbuluar se 24-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë, kështu që transferimi i tij ka dështuar. 

Mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë kjo në planet që ka klubi për afatin kalimtar të janarit. 

Kujtojmë se tashmë ata ishin të interesuar për transferimin e Rashford nga Manchester United, por nëse nuk ndodh largimi i Okafor atëherë gjithçka mund të dështojë./Telegrafi/

Exit mobile version